Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, bëri të ditur planet për themelimin e një kompanie të re, xAI, me synimin për të kuptuar natyrën e vërtetë të universit, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Kompania njoftoi në faqen e internetit se njerëzit mund të njoftohen me ekipin e saj dhe të bëjnë pyetje në një bisedë në Twitter Spaces që do të mbahet të premten.
“Ne kemi punuar më parë në DeepMind, OpenAI, Google Research, Microsoft Research, Tesla dhe Universitetin e Torontos”, tha ekipi.
Ata shtuan se kanë udhëhequr zhvillimin e disa prej përparimeve më të mëdha në këtë fushë, duke përfshirë AlphaStar, AlphaCode, Inception, Minerva, GPT-3.5 dhe GPT-4.
Në mars, Musk dhe një numër i madh ekspertësh të teknologjisë me anë të një letre të hapur kërkuan pauzë për eksperimente me sistemet e inteligjencës artificiale (AI), duke përmendur rreziqet për shoqërinë dhe njerëzimin.
Musk po ashtu është CEO i prodhuesit amerikan të anijeve kozmike dhe kompanisë së komunikimeve satelitore SpaceX dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla./FolDrejt/