Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së njoftoi sot se tornado të shumta kanë rënë në zonën e Çikagos, duke përfshirë një pranë aeroportit O’Hare, duke shkaktuar ndërprerje në trafikun ajror.
Më shumë se 170 fluturime janë anuluar, ndërsa më shumë se 500 janë vonuar, njoftoi portali “FlightAware”, transmeton AP.
Videot e publikuara nga televizioni lokal treguan një numër të madh njerëzish që ishin strehuar në ndërtesën e aeroportit dhe drejtori i komunikimit Kevin Bargnes tha se nuk u raportuan dëme në aeroport./FolDrejt/