Deputetja e PDK-së, ndër kritika të shumta, e ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për frikë për të marrë vendime dhe frikë gjatë luftës.
Ajo ka thënë se dallimi mes tyre (PDK-së) dhe Vetëvendosjes, është se ata (PDK-ja) guxojnë.
“Dallimi mes neve dhe juve, atëherë edhe sot, është se na kem guxim”, tha deputetja Musliu.
Ajo e ka kritikuar për frikë në marrjen e vendimeve.
“Ju jeni frikacakë. I keni prish edhe aparaturën e votimit se s’guxoni me marrë vendim”, vazhdoi tutje ajo.
Tutje, kritikën për frikë e ka vazhduar duke ia kujtuar edhe luftën kryeministrit Albin Kurti.
“Ti je tutë edhe në luftë. Të kanë thanë në Qirez merre automatin, hajde, e ki moshën, hin atje n’luftë. Ti je ikë, ke thanë ‘po shkoj nihere deri n’Prishtinë se i kam do punë atje e tani kthehna’, po s’je kthy ma kurrë. Se je frikacak. Ka njerëz të gjallë, ka dëshmitarë që janë kanë me ty. Ti s’ke guxu me kapë automatin me hi n’luftë. E sot na shitesh veteran mercenar, veteran i rrejshëm. Prandaj dallimi i jonë me ty është shumë i madh sa dita me natën”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, transmeton Fol Drejt.