NASA emëroi sot katër astronautë që do të shkojnë në Hënë në fund të vitit të ardhshëm, duke përfshirë një grua dhe tre burra, për herë të parë në 50 vjet.
Komandanti i misionit do të jetë Reed Wiseman, të cilit do t’i bashkohen edhe dy amerikanë të tjerë, Victor Glover dhe Christina Koch, e cila mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë midis grave.
Në ekuipazh do të jetë edhe kanadezi Jeremy Hansen. Të gjithë janë veteranë të hapësirës, përveç Hansen. Ata do të jenë astronautët e parë që do të fluturojnë në kapsulën Orion, e cila do të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy jo më vonë se fundi i vitit 2024, raportoi AP./FolDrejt/