Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur të tërheqë nga Peruja organizimin e Kupës së Botës për futbollistët nën moshën 17 vjeç, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.
“Tani nuk ka kohë të mjaftueshme për të siguruar investimet e nevojshme dhe për të përfunduar punën e nevojshme me qeverinë peruane para fillimit të garës”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk ka specifikuar se kush do të marrë përsipër organizimin e Kampionatit Botëror për futbollistët nën 17 vjeç, transmeton Fol Drejt.