Analisti politik, Mentor Nazarko, ka thënë se përplasja e sotme mes pozitës dhe opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, është së këta të fundit duan që në rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, të përfshihet një nen që dënon gjenocidin serb në Kosovë.
“Shtysa e kësaj përplasjeje është fakti se nga ana e Qeverisë së majtë, po merret një iniciativë e cila synon që të delegjitimojë punën e Gjykatës së Hagës, nëpërmjet një kundërvënie zyrtare, të parlamentit shqiptar ndaj rezolutës së Dick Martyt. Qëllimi i të djathtës është që brenda kësaj rezolute të përfshijë nen, i cili dënon gjenocidin serb mbi Kosovës”, ka thënë Nazarko në Info Magazine në Klan Kosova.
Megjithatë, Nazarko tha se edhe rezoluta kundër raportit të Dick Martyt, edhe ajo që dënon gjenocidin serb në Kosovë, janë të vonuara.
“Që të dyja janë të vonuara. Në rastin e iniciativës për rezolutën e Këshillit të Evropës, që mirëpriste hetimet nisur nga raporti i Dick Martyt, ka pasur një iniciativë të politikanit shqiptar të Kosovës, Behgjet Pacollit, që kryeministri i asokohe, Sali Berisha, të bënte një tryezë të akterëve shqiptarë, dhe të reagonte në mënyrë refuzuese ndaj miratimit të kësaj rezolute. Raporti i Dick Martyt nënkuptonte baltosjen apo kriminalizimin, jo thesht të Kosovës dhe të UÇK-së, por edhe Shqipërisë, apo edhe të vetë NATO-s”, u shpreh Nazarko.