Sot në mbledhjen konstituive të bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është kërkuar largimi i përkohshëm nga detyra i drejtorit të këtij Fondi, Fatmir Plakiqit.
Kështu bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, në një konferencë për media, transmeton Fol Drejt:
“Sot është mbajtur mbledhja konstituive e bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të emëruar nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje u zgjodh kryesuesja që është përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zëvendëskryesuesi që është përfaqësues nga Ministria e Financave. Në këtë takim me shumicë votash u vendos që të suspendohet apo largim i përkohshëm i drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Fatmir Plakiqi. Po ashtu në këtë mbledhje me shumicë votash u emërua si ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Bujar Kaquri.”/FolDrejt/