Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndërprerë bashkëpunimin me Rusinë në misionin e parë të Evropës, sa i përket sistemit planetar, të dizajnuar për të kryer hulumtime në kërkim të jetës në Mars, ka bërë të ditur drejtori i kësaj agjencie sot.
ExoMars Rover, një bashkëpunim mes ESA-s dhe Agjencisë Hapësinore ruse Roscosmos, ishte planifikuar të ndodhë në shtator të këtij viti. Por ESA njoftoi sot se invazioni rus në Ukrainë, e ka ndërprerë atë dhe se nuk synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin për këtë mision me rusët.
Në Mars kjo agjenci pati pezulluar bashkëpunimin me Roscosmosin, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por tani është njoftuar se kanë ndërprerë plotësisht bashkëpunimin.
“Sot Këshilli i ESA-s adresuar misionit ExoMars Rover, se në këtë rrethana nuk mund të bashkëpunojnë me Roscosmos dhe këtu bëhet publik ndërprerja e bashkëpunimit me agjencinë ruse si pasojë e sanksioneve perëndimore të vëna pas pushtimit rus në Ukrainë”, tha drejtori i përgjithshëm i ESA-s, Josef Aschbarcher.
Si pasojë e kësaj, bordi i agjencisë është këshilluar që edhe zyrtarisht të dërgojë njoftimin për ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit me rusët.
Ky mision fillimisht ishte paraparë të fillojë në korrik të vitit 2020, por ishte shtyrë si pasojë e pandemisë së coronavirusit./abcnews.al/