Kur policia në një qytet indian ndaloi një “dum-dum” (triçikël) me shpejtësi, u befasuan se sa njerëz ishin grumbulluar brenda automjetit të vogël.
Një video që tregon 27 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, duke zbritur nga “Dum-Dumi në Fatehpur është bërë virale në mediat sociale.
Videoja tregon një polic që numëron pasagjerët teksa dalin nga automjeti.
Një triçikël në përgjithësi mund të transportojnë 3 persona, por disa janë modifikuar për të mbajtur deri në 6 persona.
Incidenti ka ndodhur në Fatehpur.
Sipas raportimeve të mediave, kur policia u përpoq të ndalonte “Dum-Dumin” pasi po ecte shumë shpejt, shoferi u përpoq të largohej me shpejtësi. Policia më pas e ndoqi atë dhe e detyroi të ndalonte.
“Policia u trondit kur pa 27 persona brenda”, tha për gazetën Times of india, Rajesh Kumar, mbikëqyrës i policisë së Fatehpur.
Në rrjetet sociale, videot e incidentit janë parë dhjetëra mijëra herë dhe shumë përdorues të Twitter kanë postuar komente humoristike si përgjigje./abcnews.al/
In UP's Fatehpur, an auto rickshaw ferrying 27 commuters was stopped by the local police during a check. The auto was later seized. pic.twitter.com/hez49t9eJS
— Piyush Rai (@Benarasiyaa) July 11, 2022