Autokrati tunizian, Zine el Abidine Ben Ali ka vdekur sot në moshën 83 vjeçare në Arabinë Saudite. Për tre muaj me radhë ai ka qenë i hospitalizuar. Përndryshe njihet si presidenti i parë i rrëzuar nga protestat e së ashtuquajturës “Pranvera Arabe” të nisura në 2011.
Se Ben Ali vërtet ka qenë i padashur nga tunizianët, u konfirmua edhe në zgjedhjet e fundit, ku partia që akoma mbështeste Ben Aliun mori vetëm katër përqind të votave.
83 vjeçari i ndjerë udhëhoqi Tunizinë për 23 vjet, duke fituar zgjedhjet me 99 përqind të votave. Akuzohej për korrupcion masiv, tortura ndaj opozitës dhe krijimin e një shteti policor.
Por pavarësisht gjithë kësaj, Tunizia, edhepse defakto ka fituar më shumë demokraci se shtetet tjera arabe, akoma vuan nga papunësia e lartë dhe problemet ekonomike. Kjo tregon se jo çdoherë protestat dhe revolucionet sjellin mirëqenien./Foldrejt.com