Për shkak që ditën e shtunë temperaturat minimale do të pësojnë një rënie më të theksuar, në mëngjes vende-vende paraqiten mundësi për formimin e ngricave të ulëta.
Në fillim të javës së ardhshme, depërtimi i një fronti të ftohtë, sërish rritë mundësitë për reshje të dobëta shiu.
20.09 – Kthjellët dhe me diell.
21.09-22.09 – Kthjellët dhe me diell. Të shtunën në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për ngrica të ulëta. Të dielën, gjatë ditës më ngrohtë.
23.09 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
Temperaturat minimale gradualisht do të zbresin nga 9C deri në 3C, e maksimalet do të zbresin në 17C, por që gradualisht do të rriten në 24C ditën e diel dhe të hënë.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-7m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.