Ndeshja KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, e raundit të parë të kualifikimit për UEFA CONFERENCE LEAGUE duket se ka zgjuar një interesim mjaft të madh tek dashamirët e futbollit, shkruan Fol Drejt.
Pas thirrjes së tifozëve “LEGJENDAT”, atyre u janë bashkuar tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.
Ndeshja do te zhvillohet më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grupet të cilat kanë konfirmuar prezencën në përkrahje të Llapit të enjten në Prishtinë janë:
1. Ballistet – Tetovë
2. T.K.Z – Shqipëri
3. O.T.B – Vushtri
4. Bair – Mitrovicë
5. Skifterat – Gilan
6. Farimi – Fushë Kosovë
7. U.C.F – Pejë
8. Hithat – Klinë
9. Vreshtarët – Rahovec
10. Shqiponjat e Zeza – Drenicë
11. Brigada 111 -Ferronikel
12. Fikshat – Kaqanik
13. Tigrat – Pozhoran
14. Tornado – Malishevë
15. Tigrat – Lipjan
16. Elektricistët – Obiliq
17.Boys of border – Hani elezit
18. Kuq e zinjët e Jakovës
19. 1927 – Gjakovë