Ndihmësi i Volodymyr Zelensky shtoi se fjalimi i Putinit dje ishte “një shembull klasik i fajësimit të viktimës, por në një nivel makro që, për fat të keq, ka pasoja të rënda për shumë njerëz të pafajshëm”, përcjell Fol Drejt.
Në fjalimin e tij, Putin fajësoi Perëndimin dhe Ukrainën për shkaktimin e konflikteve dhe se Rusia “përdor forcën për të ndaluar këto konflikte”.
Podoljak tha se Putini jeton në “botën e tij” të kontradiktave, në të cilën, për të mbrojtur Rusinë, “duhet të pushtoni Ukrainën dhe të vrisni në masë civilët e një vendi tjetër”./FolDrejt/