RB Leipzig dhe Manchester City në orën 21:00 do të luajnë ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
“Menjëherë pas shortit e dija që Leipzig do të ishte një kundërshtar i vështirë. Ne i dimë cilësitë e tyre. Ata kanë vite që luajnë me lojtarë të rinj dhe kanë një plan të qartë loje”, tha trajneri i Cityt, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp.
Më pas ai foli për Champions League.
“Është një kompeticion fantastik, është një privilegj të luash në të. Nuk e di sa larg do të shkojmë. Çdo vit kam ndjenjën se është shumë e vështirë të kualifikohesh. Është gjithashtu e vështirë të kalosh fazën e grupeve duke marrë parasysh numri i skuadrave cilësore. Prandaj duam të shkojmë në çerekfinale”, shtoi ai. Guardiola.
“Për vite me radhë mendoj se çfarëdo që të bëj nuk do ia dalim”
Trajneri i Cityt ka folur edhe për veten e tij. “Nëse karriera ime si trajner do të përfundonte nesër, do të isha i lumtur me atë që bëra te Barcelona, Bayern dhe City. Nuk e prisja të kisha një karrierë si kjo, jo vetëm për shkak të suksesit që arrita gjatë 13-14 viteve, por edhe për shkak të mënyrës se si luajtën skuadrat e mia. Nuk mund të kërkoj më shumë. Unë dua të bëj më të mirën. Do të jetë ajo që do të jetë. Prej vitesh them se çfarëdo të bëj, nuk do t’ia dal. Ndjehem sikur jam i detyruar të bëj gabime, sikur asgjë nuk mjafton. Kjo është arsyeja pse po kënaqem dhe po argëtohem”, tha Guardiola.
“Unë nuk dua të bëj presion mbi veten time. Jam i bekuar që jam në City. Nuk kam menduar kurrë se duhet të fitojmë gjithçka. Ose të kemi tre ose katër Liga të Kampionëve. Nëse nuk jeni Real, vetëm ata mund ta bëjnë këtë. Të tjerët nuk munden. Dy sezonet e fundit ishim shumë afër. Ne do të përpiqemi të fitojmë përsëri Champions League,” vazhdoi ai. /FolDrejt/