Alarmi për sulm ajror u aktivizuan në të gjithë Ukrainën herët të mërkurën, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, për shkak të rrezikut të sulmeve të mundshme ruse, njoftuan zyrtarët.
Autoritetet lokale përmes Telegramit iu drejtuan banorëve duke i këshilluar që të strehohen, ndërkohë që alarmi nuk u dëgjua në rajonin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Alarmet për sulm ajror aktivizohen pothuajse çdo ditë në Ukrainë për shkak të sulmeve të mundshme me raketa dhe dronë, që kanë shënjestruar infrastrukturën civile dhe energjetike të vendit.
Alarmet sot u aktivizuan pasi tre ndërtesa banimi u goditën në Kiev të martën, duke vrarë një civil.
Zyrtarët raportuan gjithashtu shpërthime në qytete të shumta, duke përfshirë Rivne, Lviv, Vinnytsia dhe Kovel./FolDrejt/