Siç thuhet nga Shtëpia e Bardhë, Sunak dhe Biden diskutuan gjithashtu sfidat e paraqitura nga Kina.
Presidenti amerikan Joseph Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak konfirmuan sot mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën në bisedimet që përfshinin shpërthimin e mbrëmshëm në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Sipas raportimeve, të dy udhëheqësit, të cilët u takuan në margjinat e samitit të G20 në Indonezi, do të mbështesin plotësisht hetimin e Polonisë për një raketë që ra në një zonë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.