Në 24 orët e fundit në Prishtinë, Gjilan e Podujevë është raportuar dhunë në familje, ku në dy raste kanë qenë viktimë e dhunës gratë, respektivisht bashkëshortet, të cilat janë sulmuar nga burrat e tyre, kurse në rastin tjetër viktimë ka qenë babai i cili është sulmuar nga biri i tij.
Këto janë rastet e plota, njofton policia në raportin e saj 24 orësh, përcjell FolDrejt:
“Podujevë, 21.03.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë, 21.03.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
“Gjilan, 21.03.2022-02:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./FolDrejt/