Aeroporti më i madh i Rusisë, Sheremetyevo i Moskës, deklaroi të hënën se kishte pushuar nga puna një të pestën e stafit të tij, si dhe kishte ngrirë rekrutimin e mëtejshëm pasi trafiku i pasagjerëve ra ndjeshëm për shkak të sanksioneve perëndimore.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, duke bërë që Moska të hakmerret duke vendosur po të njëjtën masë. Kjo ka sjellë një ulje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve duke bërë që të çojë dhe në reduktimin e personelit të aeroportit. Sanksionet kanë ndërprerë gjithashtu furnizimet e shumicës së avionëve rusë me pjesë rezervë.
“Nga 16 marsi, disa punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo u pushuan nga puna,” njoftoi aeroporti të hënën.
Sheremetyevo është një nga aeroportet më të frekuentuara në Evropë pasi është një qendër tranziti që lidh lindjen me perëndimin.
Aeroporti mbylli dy nga pesë terminalet e tij të pasagjerëve më 15 mars dhe ka nxjerrë një nga pistat e tij jashtë shërbimit.
Kompania gjithashtu ka ngrirë përkohësisht të gjitha projektet e saj të investimeve.
Ural Airlines, një nga transportuesit më të mëdhenj të Rusisë, tha gjithashtu javën e kaluar se ishte detyruar të largonte nga puna disa nga stafi i saj./FolDrejt/