Në qytetin e Prishtinës në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, ku në dy nga tri rastet ka qenë viktimë nëna.
Në rastin e parë është sulmuar nëna nga vajza e saj, në rastin e dytë është sulmuar nëna dhe babai nga djali i tyre, kurse në rastin e tretë vëllai ka sulmuar vëllain e tij, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton FolDrejt.
Këto janë tri rastet për të cilat raporton policia në raportin e tyre 24 orësh:
“Prishtinë, 28.03.2022 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë, 28.03.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij, dytë kosovarë. Sipas viktimave, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prishtinë, 28.03.2022-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./FolDrejt/