Në tryezën që po mbahet sot tryeza me temën “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”, ka folur sociologu dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola.
“Është obligimi ynë të krijojmë një klimë ku fëmijët janë të mbrojtur nga dhuna”, është shprehur Gola.
11% e fëmijëve janë të përfshirë në punë, thotë ai, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu, Gola ka thënë se shpreson se kjo tryezë të nxjerrë një rezultat pozitiv rreth kësaj çështje. Duke shtuar se “nuk kemi shkop magjik për rregullimin e çështjes së dhunës, por qeveria po përpiqet t’i ndërtojë politikat e duhura”./FolDrejt/