Në Istog gjatë kontrollit në një veturë e cila drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur një armë dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.
“Bjeshka Lugu i Butë, Istog 05.01.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte, i është gjetur një armë dhe shtatëmbëdhjetë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.