Ministri i Brendshëm i Francës, Géral Darmanin, tha se në përleshjet e sotme në jugperëndim të Francës, një protestues dhe një polic mbetën të plagosur rëndë, të cilët tashmë ndodhen në gjendje kritike, kurse më shumë se 30 persona u plagosën.
Sipas ministrit Darmanin, dy të plagosur rëndë u transportuan me helikopter në një spital aty pranë, raporton AP. Në përleshje, 23 policë dhe gjashtë demonstrues u plagosën lehtë, shtoi ai.
Disa demonstrues ishin të armatosur me hanxhar, sëpata dhe kokteje molotovi, pretendon Darmanin, transmeton Fol Drejt.