Një gjykatës të premten e ndaloi Robinhon të largohej nga vendi, ndërsa ai pritet të marrë vendim nëse futbollisti mund të vuajë dënimin në vendlindjen e tij me nëntë vjet për përdhunim që i është dhënë nga një gjykatë italiane.
Gjyqtari Francisco Falcao e ndaloi Robinhon të largohej nga vendi. Ai duhet të dorëzojë pasaportën e tij brenda pesë ditëve të ardhshme, tha Gjykata e Lartë braziliane në një deklaratë zyrtare. Në vendimin e së premtes, Falcao përcaktoi se për shkak të peshës së krimit, rezonancës ndërkombëtare të çështjes dhe situatës ekonomike të lojtarit, ekziston frika e arratisjes nga vendi.
Kujtojmë se Robinho u akuzua së bashku me pesë burra të tjerë për përdhunimin e përbashkët të një vajze të re nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Milano. Gjykata italiane konfirmoi dënimin me nëntë vjet për ish-përfaqësuesin e Brazilit.
Për 39-vjeçarin Robinho është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, por Brazili nuk ekstradon shtetasit e tij, ndaj autoritetet kompetente italiane është dashur të kërkojnë që Robinho të vuajë dënimin në vendlindje në vend të Italisë. Herën e fundit që ai luajti futboll ishte me Santosin, karriera e tij natyrisht u mbyll shpejt me shpërthimin e rastit nga 2013, transmeton Fol Drejt.