Në fshatrat Karaqevë e Poshtme, Grizime dhe Reqan të Kamenicës përfshihen nga zjarri një sipërfaqe e madhe e pyjeve, njofton policia.
Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri, kurse në fshatrat Grizime dhe Reqan gjithashtu një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri, transmeton FolDrejt.
Ky është raporti i policisë për këto raste:
“Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin”.
“Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin”./FolDrejt/