Në rrugën Holger Petersen në qytetin e Prishtinës me datë 24.03.2022 në ora 22:00 një person është vetplagosur.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore, kurse pas tretmanit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“I dyshuar mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte vet-plagosur me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa pistoleta me 17 fishekë është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.