Në Fushë Kosovë babai e ka raportuar të birin e tij të zhdukur në policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se djali ka dalur nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.