Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës.
Njëri rast raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë mes një çifti bashkëshortor, rasti i dytë në Prishtinë ku burri ka sulmuar gruan dhe fëmijët e tij, kurse rasti i tretë po në Prishtinë, ku babai ka rrahur vajzën e tij.
Këto janë raportet e plota të policisë, përcjell Fol Drejt:
- Fushë Kosovë 28.01.2023 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër kosovar/e për shkak të një mosmarrëveshje me njëri tjetrin shtëpinë e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 28.01.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 28.01.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /FolDrejt/