Në Gllarevë të Klinës është konfiskuar një pushkë gjuetie, 106 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë e dy karikatorë.
“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë një pune hetimore është bërë kontroll në shtëpinë e tij dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 92 fishekë e cal.7.62 mm, një pistoletë, 13 fishekë e cal.7.65 mm, 2 karikatorë, 1 fishek i cal.9 mm. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.