Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Pejë, ku në njërin rast dyshohet se sulmues ka qenë djali i cili e ka rrahur babain e tij, kurse në rastin tjetër vjehrri e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.
Në rastin e parë, babai ka refuzuar tretmanin mjekësor, kurse në rastin e dytë viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Këto janë dy rastet e plota:
- Pejë 12.05.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht babin e tij. Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Pejë 12.05.2023 – 20:40. Është arrestuari i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij (renë) duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/