ISH-futbollisti italian, Dino Baggio, ka treguar për mediat italiane se ai dhe shokët e tij të skuadrës kanë marrë dikur doping dhe kështu kanë vënë në rrezik jetën e tyre. Baggio e lidhi atë me vdekjen e ish-shokut të skuadrës Gianluca Vialli, i cili vdiq në moshën 58-vjeçare nga kanceri pankreatik.
“Ka pasur gjithmonë doping. Ne duhet të kuptojmë se disa substanca mund të jenë të këqija për ne pas një kohe. Kam frikë edhe për veten time, kjo u ndodh shumë lojtarëve. Në vitet nëntëdhjetë, kur luanim, kishte shumë doping dhe ne e morëm. Disa madje folën për atë që po merrnin dhe se po u shkaktonte probleme,” tha Baggio.
Cannavaro merr doping përpara finales së Kupës UEFA 1999
Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale filloi të përhapet një video e Fabio Cannavaros duke marrë një dozë Neoton, një substancë që e shndërron yndyrën në energji, para ndeshjes finale të Kupës UEFA 1999. Fituesi i Topit të Artë atë vit udhëhoqi Parmën e Italisë në një fitore 3-0 ndaj Marsejës në finalen e Kupës UEFA, dhe pamjet u publikuan në 2005.
► KLIKONI KËTU DHE SHIKONI VIDEON.
Agjencia Botërore Anti-Doping e ndaloi përdorimin e kësaj substance dhe një vit pas publikimit të kasetës, Cannavaro u bë kampion bote me Italinë si lojtar i Juventusit. Pas kësaj, ai kaloi te Real Madridi, ndërsa sot drejton Beneventon të divizionit të dytë italian./FolDrejt/