Luka Modriç ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe ende nuk dihet nëse do ta vazhdojë kontratën.
Kapiteni i kombëtares kroate dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid, por Reali po vonon vazhdimin e kontratës me mesfushorin 37-vjeçar.
Një pjesë e tifozëve besojnë se Modriç ka në rënie në formë dhe se nuk e meriton të qëndrojë edhe një sezon te Reali. Kështu mendon edhe ish-lojtari i Realit, Guti, një spanjoll që luajti më shumë se 500 ndeshje për Realin dhe që e mbylli karrierën në vitin 2011 në Beshiktashin e Turqisë.
“Unë dyshoj se Modrić do të qëndrojë… Ai nuk do të ketë një rol më të madh sezonin e ardhshëm dhe Reali nuk ka nevojë për të. Nuk e di nëse do të vijë Jude Bellingham apo një mesfushor tjetër, por Modriç do të duhet të largohet.”, tha Guti
Modriç luajti 22 ndeshje për Realin këtë sezon dhe shënoi pesë gola dhe dy asistime. Ai është me Realin që nga viti 2012, transmeton Fol Drejt.