Në Istog në mesin e hithrave dhe shkurreve janë gjetur rreth 540 bimë narkotike që dyshohet që janë të llojit kanabis sativa.
Rastin e ka raportuar mashkulli kosovar i cili kishte hasur në këto bimë. Sipas policisë ato bimë vërehet se nuk ishin në përkujdesjen e faktorit njeri.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi. Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara (gjithsej 540 bimë). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.