Ka nisur java e 15-të e protestave në Tel Aviv për reformën e planifikuar të qeverisë në drejtësi, edhe pse qeveria izraelite ka njoftuar se ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në qershor.
Demonstruesit u mblodhën në sheshin Habima përpara marshimit të planifikuar për në Kaplan, ku aktivistët pritet të flasin pas Shabatit.
Protestat e tjera filluan në Raman Hasharon dhe vende të tjera, dhe një tubim është planifikuar në Haifa, transmeton Fol Drejt.