Përqindja e votuesve amerikanë që kanë një pikëpamje pozitive për rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden është 43 për qind, ndërsa 52 për qind e atyre që nuk e miratojnë rizgjedhjen, sipas sondazhit të fundit të uebsajtit amerikan 538 (FiveThirtyEight).
Sipas rezultateve të këtij sondazhi, rezultatet e të cilit u publikuan të premten, Biden po përballet me mosmiratim pothuajse unanim midis republikanëve dhe ai renditet dobët midis demokratëve dhe votuesve të majtë, raportoi Politico.
Biden ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë përsëri vitin e ardhshëm dhe vlerësimi i tij i pëlqimit prej rreth 40 për qind është i ngjashëm me vlerësimet e disa prej paraardhësve të tij që garuan për rizgjedhje, transmeton Fol Drejt.