Në një valë të re dhune në burgun më të madh në Ekuador, 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe tre janë plagosur, raporton Europa Press.
Pati një trazirë në burgun “Litoral” në qytetin e Guayaquilit dhe shërbimi kombëtar i burgjeve njoftoi se situata tani është nën kontroll dhe se protokollet e sigurisë janë rivendosur, sipas Bloomberg.
Sipas administratës së burgut, dhuna nisi të mërkurën, kur u gjetën gjashtë të burgosur të varur, transmeton Fol Drejt.