Në Kamenicë ndalohet një person nga policia për kontrabandë, ai po lëvizte me një kamionetë në të cilën kishte mallra pa dokumentacion përkatës.
Personi i ndaluar nga policia është liruar në procedurë të rregullt, kurse malli që i është gjendur në kamionetë i është sekuestruar, njofton policia.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një kamionetë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuara mallëra pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit malli është sekuestruar, ndërsa personi është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, raporton Fol Drejt.