NË KËTË DËSHIRË I VETËM S’JAM
Poezi nga Ervin Hatibi
Në këtë dëshirë i vetëm s’jam
E dua të nesërmen me diell vezullues
Të ngrohtë e me fllad:
Në këtë dëshirë i vetëm s’jam.
E dua të vërtetën të pastër të triumfojë
Dhe e ndjej,
Në këtë dëshirë i vetëm s’jam.
Dua që bota t’u bëjë vend
Vetëm njerëzve të ndershëm,
E prap’ në këtë dëshirë i vetëm s’jam.
Tre dëshira më vallëzojnë në gjithë botën,
Më bashkojnë me njerëzit e mirë krah për krah. /FolDrejt/