Në Mitrovicë dyshohet se një femër pësoi dhunë fizike nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për ish-bashkëshortin policia nuk njofton asgjë. Pra, nuk dihet nëse është në mbajtje ose nëse rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.