Policia e kosovës arrestoi tetë persona të një familjeje në Gjakovë.
Rasti u raportua rreth orës 14:00, gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/