Sipas The Telegraph, Arsenali ka pasur një ofertë hapëse prej 55 milionë £ për objektivin kryesor Mykhaylo Mudryk, ofertë kjo që u refuzua nga Shakhtar Donetsk.
Topçinjtë e kanë bërë prioritet nënshkrimin e një anësori gjatë afatit kalimtar të janarit në një përpjekje për të rritur sfidën e tyre për titull në Premier League.
Mudryk është identifikuar si objektivi i tyre kryesor i dimrit , por Shakhtar Donetsk i ka vendosur një çmim të madh atij prej 85 milionë funte.
Arsenali është ende në negociata me palën ukrainase dhe pritet të kthehet me një ofertë të dytë të re për Mudryk, i cili është i etur për një lëvizje në Emirates./FolDrejt/