Temperatura e ajrit në fshatin Zilinda në Yakutia sot ka rënë në minus 61 gradë Celsius, është bërë e ditur në faqen e internetit të departamentit të hidrometeorologjisë në atë republikë ruse në Siberinë lindore.
Sipas meteorologëve, temperatura në nëntë rrethe të Yakutia është minus 45 gradë dhe më e ulët.
Në kryeqytet – Yakutsk, është minus 42 gradë./FolDrejt/