Në fshatin Novak të Prizrenit është raportuar se një person është lënduar në vendin e punës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte lënduar në vendin e punës. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.