Në Prishtinë është raportuar një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Raportohet se është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje, ku i plagosur ka mbetur viktima kosovar, i cili pastaj është dërguar në QKUK.
“Prishtinë 22.06.2023 – 04:03. Është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasati është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.