Të paktën 11 persona humbën jetën sot dhe 25 u plagosën nga një ortek në një zonë malore të Pakistanit, njoftoi policia.
Orteku përfshiu një fis nomad në atë zonë dhe në mesin e viktimave ishte një djalë katër vjeçar si dhe katër gra, raporton AP.
Në operacionin e shpëtimit marrin pjesë dy helikopterë ushtarakë, ndërsa kërkimi është i vështirësuar nga terreni i papërshtatshëm në një lartësi të madhe prej 4270 metrash, transmeton Fol Drejt.