Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje sot qytetarëve të atij vendi që të votojnë nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku rival i tij do të jetë kandidati i opozitës Kemal Kilicdarodglu.
Siç raporton Reuters, Erdogan dhe Kilicdaroglu planifikojnë të tërheqin rreth tetë milionë votues që nuk dolën në kutitë e votimit në raundin e parë të zgjedhjeve.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 14 maj dhe Erdogan fitoi më shumë se 49 për qind, ndërsa Kilicdaroglu rreth 45 për qind, transmeton Fol Drejt.