Në Prishtinë është raportuar një rast nga viktima mashkull se gruaja e tij ka ikur nga shtëpia dhe përmes telefonit e ka kontaktuar viktimën (burrin e saj) dhe e ka kërcenuar.
Ajo e ka kanosur bashkëshortin duke i thënë se do ta vrasë atë dhe fëmijët e tyre, thuhet në raport, përcjell FolDrejt.
“Hajvali, 22.04.2022–22:23. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.