Një grup protestuesish, të pakënaqur me ligjin për rritjen e moshës së pensionit, kanë hyrë sot në ambientet e operatorit të bursës Euronext, jo shumë larg Parisit, raporton Reuters.
“Ne na thanë se nuk ka para për të financuar pensionet. Por nuk ka nevojë të nxjerrim para nga xhepat e punëtorëve, ato janë në xhepat e miliarderëve”, thonë sindikata SUD-Rail.
Sipas agjencisë, midis 200 dhe 300 protestues hynë në ambientet e kompanisë, duke bërtitur:
“Ne jemi këtu, edhe nëse Macron nuk do që ne të jemi këtu”. /FolDrejt/