Në Zveçan dyshohet se dy kosovarë janë sulmuar nga persona të panjohur.
Kosovarët derisa ishin në veturë janë sulmuar nga personat e panjohur. Aty raportohet për dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se derisa ishin në veturë, janë sulmuar nga persona të panjohur. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.