Në Koshuticë të Leposaviqit janë ndaluar dy kosovarë të cilin dyshohet se e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me veturë kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.