Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, tha sot se Turqia po punon intensivisht në armatosjen, trajnimin dhe pajisjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Staroviq ka theksuar për RTS se kjo kinse bie ndesh me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe me Brukselin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera përkatëse.
“Sigurisht që ne i kemi ndjekur intensivisht të gjitha këto procese, agjencitë tona që janë përgjegjëse për këtë, prej muajsh i kanë raportuar udhëheqjes shtetërore në detaje për gjithçka që po ndodh dhe natyrisht në përputhje me këtë, duke përdorur kanalet diplomatike. Ne i kemi paralajmëruar përfaqësuesit e Turqisë se kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme. Natyrisht, ata flasin për faktin se bëhet fjalë për një lloj aranzhimi komercial, për shitje”, tha Staroviq.